JOQ Albania
Home

“Ndalon per rreth 10 min dhe shoferi dhe fatorinoja shkojn dhe pin kafe”, qytetari rrëfen peripecitë me autobusët në Tiranë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/08/2019 13:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shërbimi nëpër autobuzët e Tiranës është në gjendje të mjerueshme. Edhe pse bashkia e rriti biletën nga 30 në 40 lek, sërish udhëtarët përballen me një sërë peripecish, duke filluar që nga vonesat e deri te mungesa e kondicionerëve.

Denoncimi i fundit ka ardhur nga një qytetar për linjën "Uzina e Autotraktorit-Qendër". Sipas qytetarit në stacionin e dytë shoferi dhe fatorino shkojnë pijnë kafe dhe i lënë udhëtarët të presin 10 min.

Qytetari thotë se kjo ndodh gjithmonë, ndërsa autobusi rri me dyer të mbyllura.

Denoncimi për JOQ Albania

Pershendetja JOQ ! Doja tju tregoja se cfar ndodh ne linjen e autobuzit uzina traktorit – qender Dhe kjo nuk esht hera e par sa her qe jemi ne autobuz ne stacionnin e dyt, autobuzi ndalon per rreth 10 min nderkoh qe shoferi dhe fatorinoja shkojn dhe pin kafe. Autobuzi rri i ndezur me dyer te mbyllura dhe pa shofer.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/