JOQ Albania
Home

Shkoi të ndizte pompën, 38-vjeçarja bie në kontakt me korentin dhe ndërron jetë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/08/2019 12:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Informacion paraprak

Një ngjarje e rëndë është egjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Një grua 38 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

I.A është paraqitur pa shenja jete në spitalin e Vlorës në 07:36 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se gruaja ka tentuar të ndezë pompën e ujit, por fatkeqësisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe punon për zbardhjen e rrethanave.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/