JOQ Albania
Home

I vihen prangat në shtetin helen personit që pagoi vrasësin e komisar Artan Cukut
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 13/08/2019 10:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në 8 prill të vitit 2017 i gjithë opinioni publik u trondit pas vrasjes së ish-komisarit Artan Cukut. Kujtojmë këtu se Cukun e arrestuan në hyrje të pallatit të tij.

Së fundmi mësohet se bashkëpunëtori që ndihmoi për të eliminuar Cukun është arrestuar në shtetit helen. Mësohet se Kristaq Leci është personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vrasësit të Cukut.

Kristaq Leci e mori porosinë  Bledar Jambelli dhe pagoi Mikel Shallarin për të eliminuar Artan Cukun. Ka qenë Lenci, ai që ka informonte Shallarin për lëvizjet e Cukut.

Sjellim në kujtesë se vetëm dy muaj më parë  vrasësi i komisar Artan Cukut, Mikel Shallari, i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi tregoi krimin dhe fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ishte Shallari, ai që tregoi se çfarë lidhje kishte Kristaq Leci në eliminimin e Cukut në rrëfimet që bëri para prokurorëve.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/