JOQ Albania
Home

Shifra të frikshme, në këtë qytet rreziku nga kanceri është 50 herë më i lartë se normalja
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/08/2019 13:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pranë New Orleans, në zonën e Shën John Baptist, ka rreth 45.000 njerëz, të gjithë kanë të njëjtin problem – rrezikun nga kanceri për shkak të ndotjes së ajrit.

Ky komunitet, kryesisht afro-amerikan, ndodhet në lokacionin “Lugina e Kancerit”, siç quhet për shkak të ndotjes nga një përqendrim i madh i fabrikave kimike. Banorët e Reservea diagnostikohen me kancer me norma “jashtëzakonisht të larta”.

Studiuesit zbuluan se 10.5 për qind e atyre që u vëzhguan në zonën ngjitur me fabrikën, u diagnostikuan me kancer. Popullsia tipike amerikane, e përbërë nga e njëjta përbërje racore, gjinore dhe moshe si të anketuar, do të ketë një normë mesatare të diagnozës prej 7 për qind, raporton “The Guardian”.

Studiuesi kryesor Ruhan Nagra, shprehet:

Gjetjet janë shqetësuese dhe theksojnë nevojën për të studiuar shëndetin e njerëzve që jetojnë në Luginën e Kancerit shumë më tepër. Për ata që janë në afërsi të fabrikës, rreziku është 12.4 për qind”.

Robert Taylor, një banor lokal që ka luftuar ndotjen që nga viti 2014, deklaron:

Kjo konfirmon dyshimet e vendasve se kjo fabrikë ka qenë një shkak kryesor i helmimit të komunitetit tonë. Sa më afër fabrikës, aq më të sëmurë jeni”.

Përveç tumoreve, raporti vuri në dukje edhe simptoma të tjera që lidhen me ekspozimin e kloroprenit, duke përfshirë: dhimbje në kraharor, rrahje të shpejtë të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, etj.

Duke qenë se nuk ka të dhëna të nivelit kombëtar se sa shpesh njerëzit kanë shumicën e këtyre simptomave, studiuesit krahasuan rezultatet e banorëve më të afërt me fabrikën, dhe ata që jetojnë pak më tej.