JOQ Albania
Home

“Përcëllohet” Athina/ Zjarret s’kanë të ndalur, rrezikohen edhe shtëpitë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/08/2019 10:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shteti fqinj, Greqia, ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh, është duke u përcëlluar. Një zjarr i madh ka rënë në periferi të Athinës duke rrezikuar pyjet dhe disa banesa.

Zjarrfikësit grekë të hënën kanë mundur ta vënë nën kontroll zjarrin e fuqishëm, ndërsa të paktën dy shtëpi u dogjën. Fatmirësisht nuk pati raportime për të lënduar pasi policia evakuoi shpejt zonën dhe bllokoi rrugët.

Autoriteti i mbrojtjes civile tha se zjarri nisi rreth orës tre të mëngjesit në periferinë lindore Peania, në një zonë kodrinore të mbushur me pisha.

Më shumë se 130 zjarrfikës u dislokuan në vendngjarje për të ndaluar përhapjen e flakëve në zonat e banuara përreth. Edhe avionët zjarrfikës nga qielli ndihmuan në operacion.

Greqia është prekur nga një numër vatrash zjarri që nga fundjave kur erërat e forta dhe temperaturat rreth 40 gradë celcius ndihmuan në përshkallëzimin e situatës.

Të dielën, një zjarr në ishullin Elafonisos në rajonin e Peloponezit u vu nën kontroll pas dy ditësh përpjekje. Vlerësohet se është djegur thuajse çereku i ishullit ç’ka edhe ka detyruar autoritetet të evakuojnë një kamping dhe një hotel.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/