JOQ Albania
Home

Ndërron jetë heroi shqiptar, kryeministri grek i bën nderime të thella
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/08/2019 9:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka ndërruar jetë në shtetin grek shqiptari i quajtur hero, Kostas Arvaniti.

Lajmin për ndarjene tij nga jeta e ka komentuar edhe kryeministri i Greqisë, Mitsotakis. Ai ka bërë me dije se shpenzimet për varrimin do t’i mbulojë shteti, në shenjë mirënjohje për aktin e madh që ai kreu një vit më parë.

Duke e cilësuar hero shqiptarin, kreu i qeverisë greke thotë se mbulimi i shpenzimeve të varrimit është një vepër e vogël mirënjohjeje ndaj këtij trimi.

Ai shkruan në rrjetet sociale:

Kostas Arvaniti ishte shembull i solidaritetit dhe ndarja e tij nga jeta na mbushi të gjithëve me trishtim. Varrimi i tij do të jetë shpenzim publik. Është një vepër e vogël mirënjohjeje nga të gjithë ne për trimërinë që tregoi natën e tragjedisë kur pa e menduar dy herë shpëtoi 70 persona.”-ka shkruar në rrjetin social kryeministri grek.

Po kush ishte Kostas Arvaniti, njeriu që u cilësua një hero i vërtetë nga gjithë Greqia?

Një vit më parë, më 23 korrik në afërsi të Athinës ra një zjarr i përmasave të frikshme, i cili i mori jetën të paktën 83 personave, ndërsa të lënduarit nga flakët ishin me qindra.

Shqiptari ishte peshkatar dhe atë ditë tragjedie në Greqi, ai dhe familja e tij arritën të shpëtojnë 70 vetë përmes barkës së tij.

Risultati immagini per kostas arvanitis

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/