JOQ Albania
Home

Këngëtarja shqiptare rrezikon jetën për të argëtuar fansat: Nuk isha duke u mbushur me ajër
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 13/08/2019 8:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare që është e njohur në të gjithë botën, por edhe mjaft e suksesshme.

Së fundmi këngëtarja është përballur me diçka aspak të këndshme dhe të rrezikshme, e cila mund të kishte dhe pasoja mbi jetën e saj.

E themi këtë, pasi teksa ishte duke performuar para publikut të San Franciscos Bebe Rexhën e ka kapur një krizë astme, pas një reaksioni alergjik.

Me siguri mendoni se ajo e ka ndalur koncertin, por po ju themi që jo. Bebe Rexha ka vazhduar të këndojë, duke rrezikuar kështu edhe jetën e saj. E mund të thuhet se Bebe Rexha ka pasur goxha guxim që ka vazhduar të këndojë.

Në një postim në rrjetet sociale ajo ka shkruar:

Në këtë pikë të grupit unë isha duke pasur një sulm të plotë të astmës së shkaktuar nga një reaksion alergjik. Unë nuk isha duke u mbushur me ajër, por nuk doja të ndaloja grupin tim sepse doja t’ju jepja shfaqjen që e meritonit. Faleminderit San Fran, ju jeni gjithmonë aq të mirë për mua dhe ndihem më mirë.’’

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/