JOQ Albania
Home

Pamje të rralla, kangurët filmohen duke vrapuar në borë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/08/2019 0:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kangurët janë kafshë gjitare që rriten vetëm në kontinentin e Australisë.

Ata ushqehen me bimë, ndërsa identifikohen nga bishtat e tyre muskulozë, këmbët e pasme të gjata e tepër të forta, veshët e gjatë dhe qimet e shkurtra.

Një video e bërë virale në rrjet tregon momentin kur një tufë kangurësh vrapojnë në borë.

Kjo është diçka e pazakontë, pasi këto kafshë kryesisht jetojnë në zona të thata e nëpër shkretëtirat e kontinentit australian.

Pamjet e rralla janë filmuar në zonën e Curraweela-s në Australinë Perëndimore, ndërsa janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/