JOQ Albania
Home

“Çmenduritë” e verës, ja ç’ndodh kur i nxehti përvëlues frymëzon imagjinatën e njerëzve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12/08/2019 23:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I nxehti përvëlues gjatë stinës së verës është një nga gjërat më të vështira që shumica e njerëzve duhet të përballojnë.

Një pjesë zgjedhin plazhin ose pishinat për t’u freskuar, të tjerë preferojnë turizmin alpin për t’i shpëtuar temperaturave ekstreme, ndërkohë që ka dhe nga ata që përdorin "imagjinatën" për t’i bërë ballë vapës.

Disa foto komike tregojnë mënyrat nga më të çuditshme që njerëzit kanë zgjedhur për të përballuar temperaturat e larta.

Dikush ironizon vapën duke e vendosur statusin e tij në "Facebook", në një marrëdhënie me ajrin e kondicionuar, dikujt i kanë shkrirë shkallët nga temperaturat e larta, e një tjetër ka hequr bluzën në një ambient publik.

Por jo vetëm njerëzit në foto do të shihni dhe një mace që ka gjetur zgjidhjen perfekte për ta përballuar të nxehtin, po ashtu dhe disa derrkuca të vegjël.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/