Sondazhi/ 80% e shqiptarëve të pakënaqur nga cilësia e shërbimit gjatë sezonit të verës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.08.2019, 23:06

Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria vijon të përballet me probleme të shumta në turizëm.

Janë të shumta rastet e denoncuara në media, ku dëshmohet qartë se ky sektor nuk po funksionon siç duhet.

Që nga faturat e kripura në restorantet pranë bregdetit, të cilat kanë bërë që vizitorëve që i frekuentojnë t'u ngecë ushqimi në fyt, e deri tek cilësia e dobët e shërbimit, që në të shumtën e rasteve lë shumë për të dëshiruar.

Një nga problemet kryesore me të cilat përballet turizmi në vendin tonë është shërbimi që ofrohet nga hotelet dhe shtëpitë e pushimit.

Lidhur me këtë, JOQ Albania ka kryer një sondazh në rrjetin social "Facebook", ky shqiptarët u pyetën nëse janë të kënaqur me shërbimet që ofrojnë hotelet dhe shtëpitë e pushimit.

Pjesa dërrmuese e shqiptarëve që i janë përgjigjur sondazhit, rreth 80%, janë shprehur se nuk janë të kënaqur nga shërbimet e ofruara, duke përforcuar më tej faktin se turizmi në Shqipëri ka probleme shumë të mëdha, të cilat duhen zgjidhur.

Ndonëse propaganda boshe e qeverisë thekson që shërbimet në sektorin e turizmit janë cilësore dhe konform standarteve europiane, fakti që shqiptarët nuk janë të kënaqur, tregon qartë si qëndron e vërteta.

Parimisht, qëllimi kryesor i një hoteli apo restoranti duhet të jetë cilësia, në mënyrë që klientët të jenë të kënaqur me të gjitha shërbimet e ofruara.

Por fatkeqësisht duket se jemi ende larg, pasi rezultati i sondazhit tregon të kundërtën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit