“E ka pas keqtrajtu polici”, reagojnë të afërmit e 23-vjeçarit që u eleminua sot në Fier

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 12.08.2019, 13:41

Një ngjarje e rëndë ka tronditur jo pak opinionin publik ditën e sotme, teksa në qytetin e Fier është eleminuar me thikë një 23-vjeçar.

Viktima i identifikuar si Florian Selimi, 23 vjeç, u gjet rreth orës 7 të mëngjesit i pajetë në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, Fier. Sipas burimeve të deritanishtme i riu është prerë në fyt me thikë dhe ka gjetur vdekjen.

Trupi i tij është pikasur nga banorët e zonës dhe më pas është njoftuar policia.

Pranë trupit të viktimës ishte makina në pronësi të tij, me kofano hapur dhe pa njërën prej gomave.

Deri më tani janë shoqëruar disa persona, por ende nuk është zbardhur si ngjarje.

Pak orë pas ngjarjes nëpër media qarkulloi lajmi se në vitin 2015 Floriani kishte vjedhur dhe më pas djegur një furgon në qytetin e Fierit dhe kjo bënte që ai të ishte një emër i njohur për policinë.

Por si qëndron e vërteta? A ka vjedhur më parë Florian Selimi i mbetur sot viktimë e një sherri të pa zbardhur?!

Pranë JOQ Albania ka shkruar një i afërm i të ndjerit, i cili ngulmon i bindur se nuk është aspak e vërtetë që Floriani të kishte kryer ndonjëherë vjedhje.

Ai sqaron:

Përshëndetje JOQ! Floriani nuk asht denu kurr per vjedhje po eshte denu se ka djeg furgonin e nje oficeri policie i cili e ka keqtrajtu para ca vitesh. Une jam nje kusheri i tij e dij krejt situaten. Ky ka qen duke shitur ne treg e aty eshte zënë me oficerin. Oficeri e ka rrahur ky ka qen i vogel 19 vjeç dhe prandaj e ka djeg furgonin e tij për t’u hakmarrë. Ska qen i denuar kurr per vjedhje! Ka qenë problematik ama hajdut s’ka qenë kurrë! Për makinën e oficerit është dënuar, e përsëris që ka qenë problematic në atë moshë, por nuk vidhte dhe kishte ndryshuar komplet kohët e fundit. Që nuk ka qenë i dënuar kurrë për vjedhje ua garantoj unë me jetë, por mediat shkrujanë çfarë u intereson.” /JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit