Mesditën e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në qendër të qytetit të Rrëshenit.
Një 48-vjeçar u qëllua me breshëri plumbash.
Emri i viktimës është Armando Gjini, por ai njihej edhe si Tonin Gjini.
Lidhur me këtë ngjarje një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe tregon se 48-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash.
Mesazhi i plotë:
Por ky nuk është mesazhi i vetëm që ka ardhur në redaksinë e JOQ Albania.
Qytetarët janë të terrorizuar dhe ndihen dhe të pambrojtur.
Njëra prej tyre shkruan se është shumë e irrituar me policinë dhe se qytetarët nuk dëshmojnë në polici sepse kanë frikë.
Ajo shkruan më tej:
Por kjo qytetare tregon edhe diçka tjetër. Sipas asaj që thotë ajo disa kohë më parë Gjinit i kanë vendosur eksploziv në makinë dhe kanë tentuar ta heqin qafe.