JOQ Albania
Home

I kishin prerë fytin, zbulohet se kush ishte 23-vjeçari që ia hodhën trupin në kanalin në Fier
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/08/2019 9:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier.

Bëhet e ditur se 23-vjeçarit që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm i ishte prerë fyti.

Kujtojmë këtu se trupi i tij i pajetë u gjet në një  kanal tek “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit

Mësohet se  Florian Selimi kishte precedentë penal për vjedhje.

Po ashtu është gjetur edhe makina pak më larg vendit, ku ishte hedhur trupi i të riut.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë telefonuar policinë, pasi kanë parë makinën e shkatërruar me një gomë të hequr dhe kofano të hapur.

BW ka publikuar disa foto nga vendi ku është gjetur trupi i pajetë 23-vjeçarit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/