JOQ Albania
Home

Detaje të reja/ Ja si ia morën jetën 23-vjeçarit, trupi i të cilit u gjet i hedhur në një kanal në Fier
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/08/2019 8:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjesin e sotëm një trup i pajetë u gjet në një kanal në Fier.

Deri më tani sipas informacioneve paraprake , trupi i pajetë është gjetur në një kanal në Sulaj të Fierit.

E ditur bëhet edhe se viktima ishte 23 vjeç dhe se inicialet e tij janë F.S.

Sipas policisë dyshohet se ai është goditur me një mjet prerës.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit është nxjerrë me forcë  nga makina.

Kurse makina nuk kishte një gomë dhe kafano ishte e hapur.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 7:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit."