JOQ Albania
Home

Ky është vendi që është mbuluar nga dëbora, ndërkohë që Europa “po digjet” nga i nxehti
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/08/2019 7:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa Europa është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, në Australi po ndodh krejt e kundërta.

Sipas mediave ndërkombëtare Australia Juglindore është goditur nga një valë e ftohtë.

Temperaturat janë nën zero dhe është shënuar edhe viktima e parë nga i ftohti.

Bëhet e ditur se ishte një 68-vjeçar, ai që ka ndërruar.

Po ashtu e ditur se teksa ai ishte duke bërë ski në New South Wales, një degë peme ra mbi të.

Ndërsa televizioni australian “ABC” raporton se reshjet e dëborës, temperaturat e ftohta kanë çuar në mbylljen e rrugëve në të gjithë Victorian.

Disa qytete janë mbuluar me dëborë për herë të parë pas shumë dekadaksh.

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/