JOQ Albania
Home

Taulant Balla përdori fjalët e Profetit Muhamed për politikë, ish-deputeti e ironizon keqazi: Jepe një shenjë o Zot!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/08/2019 19:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është bashkuar ditën e sotme politikanëve që kanë uruar festën e Kurban Bajramit.

Për të uruar këtë festë të shenjtë për besimtarët myslimanë, ai zgjodhi fjalët e Profetit Muhamed dhe i citoi ato në një status në profilin e tij në Facebook.

Statusi i Ballës:

Profeti Muhamet thotë: “Përpiquni gjithmonë që të shkëlqeni në virtyte dhe në të vërtetën.” GëZUAR KURBAN BAJRAMIN”.

Për shkak të këtyre fjalëve, ka ardhur reagimi edhe nga ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri i cili e ironizon se ka përdorur fjalët e profetit, duke nënkuptuar përdorimin e fesë si propagandë politike.

Strazimiri shkruan:

Jepe një shenjë o Zot, nqs je kund atje lart!!”