JOQ Albania
Home

Bie nga shtylla e tensionit të lartë, 35-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/08/2019 15:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Zerqan të Dibrës.

35-vjeçari Rogert Ceka ka rënë aksidentalisht nga një shtyllë e tensionit të lartë në fshatin Zerqan. Rezulton se i plagosuri nuk është me profesion elektriçist.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar. Ceka është transportuar për në Tiranë me helikopter.

Nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë.