JOQ Albania
Home

E kapën me “miell të bardhë” në makinë, shqiptari gjen justifikim epik për t’ia hedhur pa u lagur
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/08/2019 14:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djali i ri shqiptar i ka habitur gjykatësit në përpjekje për të justifikuar veten, pasi u prangos për shpërndarjen e “miellit të bardhë”.

Ai ka thënë se shiste “miell të bardhë” sepse anglezët e donin atë.

Mediat britanike shkruajnë se 21 vjeçarit, Rexhino Toskës iu gjet “miell i bardhë” në makinë.

Ai kishte hyrë në  Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe kishte , falsifikuar një leje drejtimi me emrin Maurizio Conti.

Por, autoritet britanike e kanë kuptuar se ai nuk dinte të fliste italisht pasi nuk u kishte folur fare italisht, as kur i kishin çuar një përkthyes.

Më tej mësohet se shqiptari ka thënë:

Unë e shes “miellin e bardhë” sepse anglezët e duan drogën."

Po ashtu i riu shqiptar ka treguar se ai u detyruar të merrej me këtë punë sepse kishte një borxh prej 8 mijë paundësh për të larë.

Por edhe pse gjeti një justifikim epik ai është dënuar me 30 muaj burg.