JOQ Albania
Home

Lady Gaga akuzohet për plagjiaturë, ja kush po i kërkon miliona dollarë dëmshpërblim
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/08/2019 13:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lady Gaga është një prej këngëtareve më të njohura në të gjithë botën dhe padyshim një ndër më të suksesshmet.

Së fundmi ajo është akuzuar për plagjiaturë.

Një kantautor jo shumë i njohur e akuzon Gagën se melodia e këngës së “A star is born” u vodh nga një këngë që ai e publikoi në vitin 2012.

Mësohet se kantautori Steve Ronsen dhe avokati i tij janë duke kërkuar miliona dollarë si dëmshpërblim.

Kurse Lady Gaga e ka thënë fjalën e saj ndërmjet ekipit të saj juridik.

Bëhet e ditur se ajo nuk  do të tërhiqet nga beteja.

Po ashtu ajo thotë se Ronsen po kërkon me këto akuza që të fitojë para në kurriz të saj.

Ekipi ligjor i këngëtares ka thënë se duket që  kënga “Almost” nuk tingëllon aspak si “Shallow”.