JOQ Albania
Home

Përleshje në familje, dëmtohen 4 veta në Elbasan
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/08/2019 12:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 50-vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka rënë në prangat e policisë. Ai është identifikuar me inicialet N.J.

Personi në fjalë është arrestuar pasi ka dhunuar me sende të forta ish-bashkëshorten dhe të birin.

Zyrtarisht mësohet se gjatë konfliktit është dëmtuar edhe vetë shtetasi N.J., si dhe daja i djalit, pasi ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

Katër pjesëtarët e familjes kanë marrë dëmtime trupore dhe ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ‘Dhunë në familje”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/