JOQ Albania
Home

Fotografoi flamurin shqiptar në Beograd, tropojanin e kapin në doganë pas 5 muajsh
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/08/2019 11:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ashtu sikurse është e kuqja për demat është edhe flamuri shqiptar dhe shqiponja dykrenare për mediat në Serbi.

Në prill të këtij viti një i ri nga Tropoja ka shkrepur një foto në Beograd, ku në makinën e tij shihet i varur edhe flamuri kuq e zi.

Por edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo ngjarje, me sa duket serbët nuk e kishin harruar këtë foto, të cilën e kanë bërë edhe lajm asokohe.

E përditshmja “Kurir” shkruante përbri fotos së tropojanit:

PROVOKACIJA! Një shqiptar bëri një foto para simbolit të Serbisë në mes të natës, hapi flamurin e Shqipërisë dhe shpëtoi.”

Ditën e sotme autori i kësaj fotoje, djali nga Tropoja ka shkruar pranë redaksisë JOQ Albania dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Serbi.

Ai shprehet:

Pershendetje JOQ! Ne prilli bana nji foto per qef ne Beograd. E bana thjesht se flamurin shqiptar e kam marr e ba foto ne cdo shtet te botes ku kam shku. Para 5 ditesh vij ne dogane Kroaci-Serbi sa më panë makinen kan ardh nja 15 polic serbë, me lidhen me çun ne zyre, gjaja e para qe me kan than çfar lidhje ke me Ballist Morinen? Un as iden ma te vogel nuk e kisha se ca ka ndodh. Me hapen Google e me tregun se kjo foto paska ba namin ne serbi krejt mediat e televizionet paskan fol at jav edhe e paskan qujt provokim te madh. Makina konfiskohet, shoferi( autori fotos) deri ne 6 muj burg!
Ambasada shqiptare as telefonin nuk ta ngreh që të flas me ta!
Kjo i bie qe çdo shqiptar qe ka ba foto me flamur neper vende te botes te denohet. Jemi patriota po lum per ne se cfar shteti kem qe na perfaqso!”

Më tej tropojani shpjegon se të martën që vjen pritet të dalë në gjyq, por nuk e di ende fatin e tij.

Tropojani tha:

Per momentin qe po ju shkruj jam ne paraburgim, pritet me dal ne gjyq( Akuza provokim e rradikalizem sikur thon kta).  Me ndihem e nji djali nga Kosova gjeta internet t’ju shkruaj që ta dinë ku jam ata që më njohin. Kam marr një avokat dhe të martën kam gjyqin, kështu pritet të paktën.”

E megjithëse në burg, ai thotë që kjo nuk është më e rënda që mund t’i ndodhte:

Ofendimi më i madh asht se ma kan marr flamurin shqiptar që e mbaj gjithmonë me vete.”

Çfarë mund t’i themi kësaj? Ku është ambasada shqiptare në Serbi që nuk u përgjigjet qytetarëve shtetas shqiptarë kur kanë më së shumti nevojë?!
/JOQ Albania

***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunite