Porositi kostumin online, vajza vë duart në kokë kur shikon ç’i ka ardhur në shtëpi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.08.2019, 12:55

Mashtrimet online ndodhin herë pas here. Ndoshta edhe ju keni rënë pre e ndonjë faqeje mashtruese, e cila ju premton tjetër gjë, e pasi ju merr paratë, ju sjell tërësisht tjetër gjë në shtëpi.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe një vajze, e cila ditën e sotme ka shkruar pranë JOQ.al. Ajo shprehet se ka porositur një palë tuta dhe një top crop, kostum i bardhë, në një prej faqeve online, e cila iu duk e besueshme dhe me çmim të mirë.

Mirëpo, pasi veshja e porositur i ka mbërritur në shtëpi, vajza ka vënë re se ajo nuk ka asnjë lidhje me produktin e ekspozuar në internet. Pantallonat, të cilat në foto ishin me bel të lartë, asaj i rrinin me bel të shkurtër. Bluza, e cila ishte e shkurtër dhe i lejonte që t'i dilte barku në pah, vajzës i kishte ardhur si një kanatiere e gjatë.

Për më tepër, denoncuesja thotë për JOQ se edhe materiali ishte për faqe të zezë. Ajo shton se i ka shkruar faqes ku ka bërë porosinë, por në vend që të merrte pas një ndjesë për këtë që ndoshta mund të jetë gabim, i janë kthyer me përgjigje të ashpra.

Madje, sipas personit që menaxhon faqen e veshjve në Instagram, nuk ka ndonjë problem veshja, por masa e saj.

Vajza shkruan pranë JOQ.al:

Ckemi JOQ! Dua te publikoj nje rast per mashtrimet qe bejne njerzit me faqet qe shesin online. Dhe une si gjithe njerzit normale, porosita, por porosit tjeter gje dhe te vjen tejter. Pa pike turpi pergjigjet dhe keq. Kjo me erdhi. Komplet tutat tjeter material nga ai ne foto, por edhe bluza nuk eshte akund me prerjen dhe materialin a asaj qe porosita”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit