Apple ka bërë një ofertë marramendëse për personat që mund të gjejnë dobësi në teknologjinë e tyre.
Plot 1 milionë dollarë do t'i përfitojë hakeri që mund të hakojë bazën e sistemit operativ të iPhone.
Gjigandi i teknologjisë gjithashtu ofron 500,000 dollarë për personin që mund të orkestrojë një sulm në rrjet, që nuk kërkon ndërveprim të përdoruesit në telefon.
Ekziston gjithashtu një shpërblim prej 250,000 dollarë për hakerat që mund të gjejnë dobësi në sistemin e ri operativ.
Kjo është oferta më e lartë që një kompani e madhe teknologjike ka bërë ndonjëherë për personat që mund të zbulojnë të meta në sistemet e tyre operative.
Shefi i inxhinierisë së sigurisë së Apple, Ivan Krstić, njoftoi këto oferta të çmendura, teksa mbajti një fjalim në Konferencën e Black Hat në Las Vegas.
Sipas "Forbes", Krstić zbuloi gjithashtu se këto shpërblime për gabimet e gjetura do të përfshijnë Mac, watchOS dhe sistemin operativ Apple TV.
"Forbes" gjithashtu raportoi që pjesëmarrësit në këtë program do të kenë qasje në "pajisjet e zhvilluesit", e cila do t'i lejojë hakerët të kenë njohuri më të thella rreth sistemeve operative të Apple.
Burimi: Unilad | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/