JOQ Albania
Home

Sëmundja misterioze e të riut, nuk i ndalet së rrituri stomaku që prej moshës 7-vjeçare
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09/08/2019 21:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri nga India vuan nga një sëmundje misterioze, ku stomaku i tij nuk ndalet së rrituri. 19-vjeçari Sujit Kumar nga Muzaffarpur, filloi të vërejë fryrjen në stomak kur ishte vetëm shtatë vjeç.

Që asokohe, gjendja e Sujit ka ardhur duke u përkeqësuar. As mjekët e zonës nuk kanë dhënë një diagnozë se nga çfarë sëmundje vuan i riu.

Sujit nuk përjeton asnjë simptomë tjetër që lidhet zakonisht me stomakun e fryrë. 19-vjeçarit i është rekomanduar të shkojë në kryeqytetin indian New Delhi, në mënyrë që të kërkojë ndihmë mjekësore nga një specialist; një udhëtim i cili do ta përfshinte atë duke udhëtuar 622 milje (1,066 km) larg shtëpisë së tij në Muzaffarpur.

Fatkeqësisht, familja e Sujit nuk ka mundësi financiare për të ndërmarrë këtë udhëtim, pasi kryeqyteti indian ndodhet rreth 1066 km larg shtëpisë së tyre. I riu indian është detyruar të përjetojë edhe talljet nga rrethi shoqëror për shkak të stomakut të tij të fryrë

Kjo ka bërë që ai ta ketë të vështirë për të të krijuar miqësi dhe të ndërveprojë me të tjerët.  I riu gjithashtu është përpjekur për të marrë pjesë në aktivitete sportive. Megjithatë, Suji ka gjetur lumturi në punën e tij si mekanik në një fabrikë biçikletash, ku ai ka gjetur pranim në mesin e kolegëve të tij.

19-vjeçari tha:

Më pëlqen të shkoj në punë. Unë punoj në një fabrikë biçikletash prej një viti. Kolegët e mi nuk më gjykojnë dhe askush në fabrikë nuk tallet me mua."

Siç është raportuar nga DownToEarth, ekzistojnë mbi 450 sëmundje të rralla të regjistruara në Indi.  Megjithatë, nuk ka fonde të mjaftueshme për të bërë hulumtime të mëdha rreth tyre. Sipas "The Hindu", sëmundjet e rralla mendohet se prekin deri në 96 milionë indianë.

Burimi: Unilad | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/