JOQ Albania
Home

S’është për të qeshur, ja pse duhet të shkoni në tualet me një sy mbyllur
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2019 12:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë persona shkojnë në tualet me tablet, smartfonë apo pajisje të tjera elektronike, për të shfrytëzuar sa më mirë kohën gjatë momentit të jashtëqitjes.

Mirëpo, ka edhe nga ata që e kanë shtyrë shkuarjen në tualet nga darka në mëngjes, pasi përtojnë të ngrihen nga krevati.

Ka në fakt disa arsye pse bëheni dembelë për të shkuar në tualet në mes të natës: E para sepse po e shijoni gjumin dhe e dyta, sepse keni frikë se mund ta humbisni gjumin. Ka raste që pasi shkojmë në tualet gjatë natës, nuk na zë më gjumi.

Zgjidhja është kjo: Nëse ju ndodh që gjatë natës ndjeni nevojën për të shkuar në tualet, mbani njërin sy mbyllur. Veproni në këtë mënyrë sepse drita për të shkuar në tualet e bën trurin tuaj të supozojë se është koha e mëngjesit dhe kjo e ndërpret gjumin tuaj.

Prandaj, nëse mbani vetëm njërin sy hapur po minimizoni sasinë e dritës që hyn në retinën tuaj. Pasi të keni mbaruar punë në tualet, do të keni mundësinë të flini më shpejt akoma.