JOQ Albania
Home

Me akne dhe pika të zeza në fytyrë, Dua shfaqet pa komplekse
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/08/2019 10:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë ajo ishte në Kosovë, teksa mori pjesë në spektaklin madhështor në “Sunny Hill”. Dua ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj i ri dhe nga pamjet e publikuara, dukej që ishte kënaqur pa masë.

Të gjithë e kemi parë dukjen perfekte të Dua Lipës, veshjet, fytyrën në dukje perfekte e gjithçka tjetër, por në fakt nuk qenka ashtu siç e mendonim ne.

Nëse këngëtarja me famë botërore nuk do të merrte guximin të shfaqej këtë të enjte para fansave të saj, nuk do ta merrnim vesh kurrë se edhe ajo paska probleme me lëkurën siç kemi të gjithë ne të tjerët.

Dua Lipa ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory. Aty shfaqet pa pikë grimi duke na treguar edhe puçrrat që ka në fytyrë.

Duke qenë se ka probleme, këngëtarja ka nisur përkujdesjen duke e lyer fytyrën një krem kundra akneve.

Ajo shrkuan:

Lëkura ime nuk është e lumtur”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/