JOQ Albania
Home

Ekspertët japin alarmin: Fshijeni WhatsApp! Mund t’ju futen në mesazhe dhe t’i ndryshojnë ato
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/08/2019 20:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ekspertët e sigurisë online kanë paralajmëruar përdoruesit e WhatsApp ta fshijnë menjëherë aplikacionin nga telefonat e tyre.

Kjo për shkak se firma për sigurinë kibernetike Check Point Research ka zbuluar një të metë në sigurinë e aplikacionit. Çështja u ngrit gjatë konferencës në Las Vegas.

Hakerat mund të futen në mesazhet tuaja dhe të ndryshojnë fjalët e mesazheve që ju ia keni dërguar miqve tuaj dhe t’i manipulojnë bisedat sipas dëshirës së tyre.

Kjo do të thotë që ata mund të bëjnë të duket sikur dërguesi ka shkruar diçka ndryshe nga mesazhi që ka dërguar në fillim.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania