JOQ Albania
Home

Nëna rrëfen makthin: Ja çfarë i ndodhi vajzës sime 10-muajshe pasi u puth nga një i afërm
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/08/2019 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë britanike ka bërë një apel të fortë për të gjithë prindërit, pasi vajza e saj u diagnostikua me herpes.

34-vjeçarja Katy Taylor ka paralajmëruar të gjithë prindërit të tregohen të kujdesshëm kur puthin fëmijët e tyre, ose lejojnë persona të tjerë të familjes ta bëjnë këtë gjë.

Nëna nga Sunderland, fillimisht vuri re një njollë të kuqe poshtë buzëve të vajzës së saj 10 muajshe Lily, pasi ishin kthyer nga një takim me disa të afërm të familjes.

Ajo beson se një nga të afërmit e saj e ka transmetuar sëmundjen tek vajza e saj, pasi e ka puthur në fytyrë.

Taylor e dërgoi vajzën tek mjeku i familjes për ta vizituar, i cili e rekomandoi që ta mbante në mbikëqyrje vajzën dhe i dha një xhel qetësues.

Ajo tha:

Në fillim, mendova se shenja mund të kishte lidhje me dhëmbët, por ditën e dytë filloi të përkeqësohej. Shkova tek mjekët dhe më rekomanduan një xhel qetësues për mishrat e saj. Mendova se mund të ishte ndonjë infeksion viral, i shkaktuar nga lodrat e saj."

Pas tre ditësh, Lily kishte shumë njolla rreth gojës së saj dhe ishte në një gjendje të keqe shëndetësore, saqë mezi mund të hante e pinte.

Taylor e dërgoi menjëherë në spital vajzën, ku mjekët i thanë se e bija kishte herpes.

Taylor u shpreh:

Nuk mund ta besoja, gjithmonë e kam mbështjellë Lily-n me pambuk dhe nuk doja që ajo të kontraktonte ndonjëherë ndonjë gjë të dëmshme."

Vogëlushes iu deshën 4 javë të plota për t’u shëruar plotësisht.

Taylor shtoi:

Në fundjavë ne vizituam disa të afërm dhe unë isha në dijeni që disa prej tyre vuajnë nga herpesi. U desh një muaj që lëkura e saj të pastrohej. Ndonëse nuk ishte faji im plotësisht, u ndjeva në siklet me të në publik, kur njerëzit më shihnin sikur e kisha lënë pas dore vajzën time. Nëse Lily do të ishte pak më e vogël, ky virus mund t’i kishte marrë jetën. Ndihesha si një prind i keq. Njerëzit duhet të mendojnë dy herë për puthjen e foshnjave."

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, prek vetëm 1.65 foshnje për çdo 100,000 të lindur në Mbretërinë e Bashkuar, krahasuar me 33 në 100,000 në SHBA.

Herpes është një infeksion i zakonshëm, afatgjatë i shkaktuar nga virusi simpleks i herpesit (HSV) dhe zakonisht transmetohet nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë.

Burimi: Unilad | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/