JOQ Albania
Home

Histori dashurie me fund të keq, njihuni me ishullin italian të kënaqësive të shfrenuara
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/08/2019 12:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zannone është një ishull i veçantë në territorin italian. Dallohet për ujërat e kristalta, qiellin blu e peizazhin e thyer e të zbrazët.

Me të vërtëtë një ishull fantastik për të kaluar pushimet. As historia e këtij ishulli nuk ngelet pas.

Nga banorët afër tij, ishulli njihet si “ishulli i orgjive”.

Në këtë vend pranë detit Tirren, Marquis Casati Print, bënte festa të çmendura me femra joshëse.

Peshkatari Giorgio Aniello tregon për CNN:

E shikoni atë vilë të bardhë koloniale atje lart? Atje Marquis Casati Print zhvilloi festa të çmendura seksi. Ai ishte një burrë i urtë, një soditës që i pëlqente të shikonte dhe fotografonte pamje të ndryshme. Pastaj një ditë pati marrëdhënie treshe, qëlloi të dy dashnorët dhe vrau veten”.

Gjatë viteve 1960, Zannone ishte një tërheqje e fshehtë për pushime që çifti elegant kishin marrë me qira për aventurat e tyre seksuale dhe që nuk ishin të vetmit, pasi çifte të shumta shkonin aty.

Peshkatari shton më tej:

Ndërsa ai shkonte për gjueti, gruaja e tij, Anna, argëtohej në plazh me burra të tjerë. Vila ishte vendi ku shoqëria e lartë çmendej”.

Udhëzuesi turistik Riccardo Peci, shton:

Ne të gjithë e dinim se çfarë po ndodhte atje. Ishte quajtur ishulli i seksit, por askush kurrë nuk shqiptoi një fjalë në lidhje me të”.

Lojërat erotike përfunduan në gjakderdhje në vitin 1970 kur Anna ra në dashuri me një nga shumë dashnorët e saj të pashëm.

Burri i saj vrau dashnorin pastaj qëlloi veten në kokë në papafingon e tyre në Romë.

Nuk ka asgjë në Zannone sot, madje as një bar. Vetëm një far dhe vilë e zbardhur me një oborr spanjoll me pamje nga deti, që tani ka nevojë për rimodelim të gjerë.

Vila ishte ndërtuar në vitet 1930 dhe kalohej nga një familje fisnike në një tjetër. Aristokracia italiane kishte përdorur gjithnjë gjuetinë e deleve të egra.

Delet, banorët e Zannone, tani janë specie të mbrojtura…

Burim: CNN|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/