JOQ Albania
Home

Fiton shtëpinë gjysmë milioni euro në lotari, tani e gjen belaja për ta marrë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/08/2019 11:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Luan pesë numra në lotarinë VinciCasa në Itali dhe tashmë mund ta ëndërrojë!

Në lotarinë e së shtunës, 3 gusht, në formulën e lojës familjare Win for Life e grupit Gruppo Sisal, e vetmja e këtij lloji në tregun e lotarive, u fitua një shtëpi, e cila mund të zgjidhjet lirisht në të gjithë territorin italian.

Bëhet fjalë për një çmim prej 500 mijë euro, 200 mijë nga të cilat jepen para direkt dhe që fituesi mund t’i përdorë si të dojë, pa asnjë pengesë.

Ndërkohë pjesa tjetër i dedikohet blerjes së një shtëpie në territorin italian.

Fituesi, emri i të cilit nuk u bë i ditur, mund ta zgjedhë shtëpinë që dëshiron në të gjithë territorin italian, në qytet, buzë liqenit apo në mes të natyrës.

Pas marrjes së shumës së parë, fituesi ka dy vite kohë për të përdorur 300 mijë eurot, të cilat do të shkojnë enkas për të blerë shtëpi.

Numrat që e bënë fitues janë: 1; 11; 27; 30; 31.

Burim: LiberoQuotidiano |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/