JOQ Albania
Home

Aksident gjysmë milioni euro, shoferi i pakujdesshëm s’i bën hesap kokës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/08/2019 11:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky që do të shikoni në fotot e mëposhtme, është një aksident i shtrenjtë.

Një djalë i ri në drejtimin e një makine Audi Q7, për shkak të shpejtësisë së madhe humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me disa makina super luksoze.

Plotë 11 automjete u përplasën nga i riu.

Makinat ishin parkuar në rrugën Moore street, në lagjen e Chelsea, në Londër.

Mes makinave luksoze të shkatërruara, u përfshi një McLaren me vlerë 330 mijë euro, një Porsche Cayenne prej 110 mijë euro dhe një Bentley Bentayga prej 220 mijë euro.

Ndërkohë që bashkë me makinat e tjera të dëmtuara, dëmi total kap rreth gjysmë milioni euro.

Sakaq shkaktari i aksidentit u shtrua në spital, me disa plagë në kokë.

***

Burim: Metro |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/