JOQ Albania
Home

Hodhi në koshin e mbeturinave kursimet e jetës, ky amerikan duket se ka lindur me këmishë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/08/2019 7:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një pakujdesi për pak sa nuk i ka kushtuar kursimet e jetës një burri nga Oregoni në SHBA. 23 mijë dollarë, të cilat i kishte kursyer ndër vite, i hodhi gabimisht në koshin e mbeturinave.

Paratë ndodheshin në një kuti këpucësh.

Gjithçka ndodhi të enjten e javës së kaluar dhe burri e kuptoi shumë shpejt çfarë kishte bërë, por ishte vonë.

Kontenjeri i mbetjeve të riciklueshme ishte ngarkuar në një kamion dhe ishte nisur drejt Kalifornisë.

Ai telefonoi menjëherë kompaninë dhe kjo e fundit vuri në dijeni punëtorët e saj, por nuk ishte e lehtë.

Kompania e mbledhjes së mbeturinave, Recology, ofron shërbimin për më shumë se 1 milion shtëpi dhe biznese në Uashington, Oregon dhe Kaliforni, përfshirë Qarkun Sonoma.

Por megjithatë fati ishte burrin. Punëntorët arritën të gjenin të premten kutinë me para, e cila udhëtoi e paprekur, por u rrëzua kur hyri në linjën e klasifikimit.

E megjithatë shumica e parave u rikuperuan, me përjashtim të 320 dollarëve.

Burri së bashku me të shoqen u paraqitën në zyrat e kompanisë ku edhe tërhoqën paratë.

Burim: HuffPost|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/