JOQ Albania
Home

“Kujt i ka humbur lopa”, e reja shtatzanë ofendon rëndë gruan për shkak të peshës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05/08/2019 17:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bullizmi është një nga fenomenet më negative në shoqëri, i cili po bëhet gjithnjë e më shqetësues.

Viktimat që bien pre e këtij fenomeni për një kohë të gjatë, kalojnë trauma të rënda në jetë, që mund t’i çojnë në depresion dhe në rastin më të keq të mundshëm edhe drejt vetëflijimit.

Së fundmi, një mesazh i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, tregon një rast të bullizmit në rrjetet sociale.

Qytetarja që shkruan ka dërguar një foto ku një vajzë e re, e cila sipas saj është shtatzanë dhe pret dy fëmijë, ka ofenduar një grua që është disa kilogram më shumë se ajo, duke e krahasuar me një "lopë".

Mesazhi i plotë

Pershendetje JOQ.Kjo vajza bjonde eshte shtatzene ne pritje te 2 femijeve dhe perqesh gruan mbrapa e cila eshte e shendetshme,pra ka disa kg me shume se goca.Une do doja qe ta benit shembull negativ njehere e mire. Nuk eshte turp te jesh i shendetshem! Turp eshte te jesh i paedukate .Faleminderit!