JOQ Albania
Home

Rama propagandoi se u mbyll, hoteli në Vlorë bën festë me këngëtarë specialë gjithë natën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/08/2019 10:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe një herë tjetër kryeministri Edi Rama ka dalë zbuluar pas propagandës së tij për “punët” e mëdha që bën qeveria.

Dje, rreth orës 9 të mëngjesit, kreu i qeverisë, përmes një publikimi në Facebook, bëri me dije se ishte mbyllur në Vlorë “Grand Hotel Tragjasi” (të paktën kështu dukej nga imazhet e publikuara).

Sipas Ramës, do të kishte zero tolerancë ër të gjithë ata biznesmenë dhe ato biznese që fusin duart në xhepat e qytetarëve dhe prekin arkën e shtetit.

Teksa publikonte fotot e hotel-restorantit që u mbyll, kryeministri u thotë “bosave” se do ta paguajnë sa qimet e kokës lojën si miu me macen, me shtetin e me konsumatorin.

Ai shkruante dje:

KOKA BEN KOKA PESON dhe nuk thotë kot populli, TAHMAJA E MADHE TE LE PA GJE!Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit dhe s’do prekë lekët e popullit që ka brenda kuponi për çerdhe, kopshte, shkolla, ambulanca, spitale, O DO MBETET ME GISHT NE GOJE?
#ZeroTolerancë?për këdo që fut duart në xhepat e njerëzve sa majtas e sa djathtas dhe prek arkën e shtetit?”

Mirëpo, si për çudi, këngëtari Hysni Alushi, vetëm disa orë më pas, në mesditë, fton të gjithë artdashësit dhe muzikdashësit, që të mblidhen sëbashk dhe të festojnë në Hotel Tragjasi.

Në poster thuhej se për herë të parë kënga çame me Ekneleda dhe Hysni Alushin do të performohej në Tragjas dhe më konkretisht në këtë hotel, për të cilin Rama propagandoi se ishte mbyllur.

Nga një kontroll i thjeshtë në Facebook-un e Hysni Alushit vihet re se rreth orëve të vona të natës ai ka publikuar video live nga ambientet e brendshme të hotelit, duke kënduar me mbesën, Enkeledën, ndërsa të pranishmit kërcenin plotë hare.

Pamjet e mëposhtme tregojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë. Hotel Tragjasi as nuk është mbyllur, e as nuk ka në plan të mbyllet, siç raportoi e propagandoi Rama. Ndoshta, as nuk ka kryer shkelje fare, ku i dihet…