JOQ Albania
Home

Këngëtarja e famshme jep 25 mijë euro bamirësi për Kosovën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/08/2019 17:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dua Lipa ka qenë ditën e sotme në Kosovë bashkë me familjen e saj si dhe të dashurin, i cili vendosi ta shoqëronte.

Ajo ka kënduar në festivalin “Sunny Hill”, ndërsa para se të nisë koncerti ka mbajtur edhe një konferencë për mediat.

Në konferencë, Dua tregoi se kolegia e saj, Miley Cyrus, ka vendosur të bëjë bamirësi në Kosovë.

Sipas Duas, Miley do të japë 25 mijë euro bamirësi për shtetin shqipfolës.

Artistja shqiptare tha:

Miley Cyrus ka ndarë 25 mijë dollarë për fondacionin që do të shkojnë për bamirësi”.

Gjithashtu, ajo ka pohuar se mes tyre mund të ndodhë edhe një bashkëpunim në muzikë.

Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë artistë të tjerë vendor dhe ndërkombëtar do perfomojnë në parkun e Gërmisë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/