JOQ Albania
Home

Pronari i kalon 225 mijë euro pa dashje, pastruesja i bën të pabërën dhe zhduket nga sytë këmbët
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/08/2019 15:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajze, e cila punonte si pastruese në një shtëpi në Gjermani, duket se i ka ardhur zogu në dorë, siç i themi ne shqiptarët dhe ka ditur të përfitojë më së miri nga rasti.

Asaj i janë hedhur gabimisht në bankë 225 mijë euro. Fatlumja ëshë një 27 vjeçare, e cila u arratis në Bullgari bashkë me paratë e fituara në mënyrë rastësore, për të mos u kthye më në Gjermani, ku duhet të përballet më një vendim gjykate.

E reja pritej në Osnabrueck, për tu paraqitur në seancën lidhur me rastin, por prej saj nuk ka asnjë gjurmë.

Çështja ndaj 27 vjeçares vijon të hetohet prej një viti. Në muajin qershor 2018, gruaja mori gabimisht rrogën e majme, në vend të pagesës së saj mujore prej 340 euro.

Punëdhënësi e kuptoi pak më vonë gabimin dhe i kërkoi punonjëses që t’i kthente paratë, por vajza refuzoi.

Ajo tentoi edhe të shantazhonte punëdhënësin, i cili iu drejtua autoriteteve.

Pikërisht për kërcënimet e reja u gjobit me 1200 euro, ndërkohë që në pritje të seancës së caktuar ndaj saj, nga llogaria u zhdukën 100 mijë euro, nëpërmjet disa veprimeve vështirësisht të gjendshme.

Rasti në fjalë po bën bujë në Gjermani, teksa gruaja ka humbur çdo gjurmë.

Burimi: NDR.de |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania