JOQ Albania
Home

Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarëve: Kemi vetëm 18 muaj kohë për të shpëtuar Tokën
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/07/2019 20:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngrohja globale është një nga problemet më serioze, me të cilat po përballet planeti ynë.

Sipas ekspertëve, atmosfera e Tokës po ngrohet më shpejt se kurrë më parë, gjë e cila ka shkaktuar çrregullime klimatike në vende të ndryshme të botës.

Jo më larg se pak ditë më parë, në Britaninë e madhe, në harkun kohor të disa orëve, u regjistrua një valë e nxehtë e pas saj një stuhi.

Sipas shkencëtarëve të ndryshimeve klimaterike, 18 muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë në trajtimin e këtij problemi madhor, i cili nëse nuk trajtohet siç duhet, mund të sjellë pasoja katastrofike në mbarë botën.

Ata kanë theksuar se procedurat për minimizimin e emetimit të karbonit duhet të ndodhin para fundit të vitit të ardhshëm.

Profesor Hans Joachim Schellnhuber, themelues dhe drejtor i Institutit të Klimës së Potsdamit tha:

Matematika klimatike është e qartë: Bota nuk mund të shërohet në vitet e ardhshme, por mund të plagoset rëndë nga neglizhenca deri në 2020."

Në një takim me ministrat e jashtëm të Komonuelthit, Princi Charles u shpreh:

Unë jam shumë i bindur se 18 muajt e ardhshëm do të vendosin aftësinë tonë për të mbajtur ndryshimet klimatike në nivelet e duhura dhe për të rivendosur ekuilibrin natyror që kemi nevojë për mbijetesën tonë."

Në Panelin Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) të vitit të kaluar, u raportua se emetimet e dioksidit të karbonit do të duhej të pakësoheshin me 45 përqind deri në vitin 2030, në një përpjekje për të mbajtur rritjen në temperatura globale nën 1.5 ° C.

Në një deklaratë për CNN, Andrew King, një akademik i shkencave klimatike në Universitetin e Melburnit, tha:

"Kjo është tepër shqetësuese sepse nëse tejkalojmë ngrohjen globale prej 1.5 ° C, do të kemi shumë probleme, ku vala e nxehtësisë do të rritet, stina e verës do të jetë më e nxehtë, niveli i detit do të rritet si pasojë e shkrirjes së akullnajave, e do të kemi thatësira e stuhi ekstreme në vende të ndryshme të botës."

Në qoftë se nuk bëhet asgjë, temperaturat mesatare në nivel global do të rriten me 3 ° C, gjë që brenda pak vitesh mund të çojë në shkatërrimin e planetit tonë.

Burimi: LadBible | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania