JOQ Albania
Home

Fitoi 2 milionë dollarë përnjëherë, ky është vogëlushi që bëri namin në Fortnite
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29/07/2019 12:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jaden Ashman, nga Essex, do të ndajë 2 milionë euro me partnerin e tij holandez, Dave Jong, pasi dyshja arriti të fitojë Kupën e parë Botërore të video-lojës popullore “Fortnite”.

Adoleshenti 15-vjeçar konkuronte nën nofkën Wolfiez në veprimtarinë tre-ditore të mbajtur brenda stadiumit të tenisit "Arthur Ashe" në Nju Jork, i cili gjithashtu pret finalen e US Open.

Më shumë se 100 finalistë aplikuan të marrin pjesë në garat e ndryshme të lojës.

Më shumë se 30 vende pritej të përfaqësoheshin në finale, ku përfshiheshin një konkurs dyshe për çifte dhe një turne.

Video-loja është bërë një ndjesi kulturore popullore që nga fillimi i saj dy vjet më parë. Më shumë se 250 milionë njerëz e kanë luajtur këtë lojë dhe numri i tyre rritet dita-ditës.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania