JOQ Albania
Home

Shqiptarja rrëfehet pas 20 vitesh, tregon se në moshën 8 vjeçare i afërmi i saj e ka detyruar të bëjnë marrëdhënie
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 28/07/2019 15:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka treguar se kur ishte vetëm 8 vjeçe një i afërm i saj ka abuzuar me të, duke e detyruar të bëjnë marrëdhënie pa dëshirë.

Vajza tregon se pasi i afërmi i saj e bëri me të me forcë, jeta e saj ndryshoi.

Ajo tregon se u mbyll shumë në vetvete dhe se dukej gati si memece.

E reja shprehet se edhe pse kanë kaluar 20 vite, ajo nuk do mundet ta harroj kurrë atë që ka ndodhur.

Ajo sot është e martuar dhe ka një djalë një vjeç, por ajo që ka ndodhur i ka lënë plagë të thella.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje stafi i JOQ! Jam abuzuar s*ksualisht nga një i aferm ne moshen 8 vjeçare. Ndoshta këtu filloj dhe mori rrjedhë tjetër jeta ime. U rrita shumë e konturuar, shumë e mbyllur ne vetvete, sa gati gati dukesha si memece. Perfundova studimet e larta, nisa pune si ndihmese ekonomiste, dhe aty filloj njohja me një djale. Ishte shumë i shkathet, sidomos në raport me gjinin femerore. Eksperiencat e merparshme, e bene qe te shihte tek une nje lloje pasigurie, frike, ndrojtje, sidomos kur me afrohej. Një vit vazhdoj e njejta situate. Ai tento, une largohu. Nje femije i abuzuar, mbetet gjithmone nje femije i abuzuar. Kisha shume frike. Vendosa ti jap nje mundesi vetes dhe atij.Pasi gjerat filluan te avanconin, vendos ti tregoj per arsyen pse une isha kaq shume e stepur, dhe e mbyllur. Edhe pse kishin kaluar 20 vite, akoma me dukej se ndodhi dje. Nuk gjen sherim.. kurre!  Ne fillim nuk foli fare, pastaj foli dhe tha qe eshte e pamundur te ndodhin keto gjera me njerezit e gjakut. Si perfundim me perqafoj, dhe me premtoi qe tani e tutje nuk do te ndodhe me asgje e tille, se ai do ishte gjithmone prane meje. U martuam, e sot kemi një djale 1 vjeç.  Vendosa ta ndaj me ju kete histori, per dy arsye. E para, kurre mos i lini femijet më persona te tjere, perveç me vellain ose motren. Dhe e dyta, ju meshkuj kurre mos u martoni më një femer vetem sepse është vajze e mirë dhe e virgjer.  Unë e di qe bashkshorti im u martua me mua, vetem sepse kishte bëre nje jete aq të shthurur perpara, saqe virtytin dhe moralin i kerkonte me ngulm te vajza qe do behej gruaja e tij. (Nuk kam asgje kunder, moralin duhet ta kete si gje te shenjte çdo individ) Nuk kishim asgje të perbashket, nuk me dashuronte me pasion, u afeksionua perballe ndrojtjes dhe pasigurise time. E unë, nga mungesa e kontaktit me meshkuj te tjere, thjeshte dhe si miq, beri qe te emocionohesha per gjera qe si kisha provuar me pare. Dhe çfarë është me e rendesishmja, i isha mirenjohese qe me besoj, e pranoj, edhe pse nuk isha e v*rgjer..  Sot duhemi, por nuk dashurohemi. Nuk ka pasion, madje nuk ka patur asnjehere. Respektohemi pafund. Shpesh iken me pune jashte, dhe rri 2-3 muaj pa u kthyer, ndoshta dhe me ka tradhetuar (pune meshkujsh). Pavarsisht te gjithave kurre nuk me ka shkuar as mendimi per mashkull tjeter, se shikimi jo e jo. Jo per ate, por ne radhe te pare per respektin qe kam per veten time. Mua sot me ka marre rrjedha e jetes, jam gjalle, frymoj , por nuk jetoj. Vetem dashuria te jep forcen dhe deshiren te perballosh dhe te pa perballueshmen. Mos u martoni po nuk jeni te dashuruar. Mos merrni per grua nje vajze vetem sepse eshte pa eksperince. Mos beni gabimin qe beme une dhe bashkeshorti im. Krijoni familje vetem nga forca e dashurise, ajo do zgjase deri ne perjetesi. Jeta eshte shume e shkurter te jetosh ne palumturi.’’