JOQ Albania
Home

U rrëzua nga ballkoni e u paralizua, shqiptarja bën apel për ndihmë: Të bëj një jetë normale si gjithë të tjerët
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 27/07/2019 15:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditës së sotme pranë redaksisë së JOQ Albania ka shkruar një grua 33-vjeçare nga Kosova e cila kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Ajo shkruan se quhet Nerxhivan Berisha dhe se në vitin 2010 ka rënë nga ballkoni në kat të tretë dhe se ka pësuar lëndime të shumta.

33-vjeçarja tregon se ajo ka thyer unazat e qafës. Ajo tregon se ka mbi tetë vite që është paralizuar dhe se nuk mund të vishet vetë, as të konsumojë ushqim vetë dhe as të kryejë vetë nevojat e saj personale.

Po ashtu ajo shprehet se pas 8 viteve hulumtimi për shërimin e saj, mjekët e një spitali në Tajland i kanë komunikuar se nëse ajo kryen një operacion në këtë vend ajo mund të ngrihet dhe të ketë një jetë normale.

Operacioni kushton 92000 dollarë dhe Nerxhivan Berishën dhe familjarët e saj kjo shifër është e papërballueshme, ndaj ajo u bën apel gjithë shqiptarëve ta ndihmojnë, sepse kërkon të ketë një jetë normale pas fatkeqësisë që i ndodhi.

Më poshtë jo po ju sjellim edhe mënyrat se si ata persona që kanë mundësi Nerxhivan Berishën të komunikojnë me të dhe ta ndihmojnë.

Gjithashtu ajo ka nisur edhe disa analiza që tregojnë për gjendjen e saj të rënduar shëndetësore.

Mesazhi i plotë:

Une jam Nerxhivan Berisha nga Kosova jame 33 vjeqe .Ne vitin 2010 kam pasur nje fatkeqesi kam ren nga ballkoni kati tret dhe kam thyer unazat e qafes c5-c6 dhe kam lenduar palcen kurrizore dhe nga ky lendim jam paralizuar ne te kater gjymtyret , ka 8 vite qe une nuk eci nuk mund te ushqehem,nuk mund te vishem vet ,nuk mund te kryej nevojat e mija fiziologjike etj, pas 8 viteve hulumtimi per sherimin tim nje spital ne Tajland me ka ofruar nje operacion qe me kan premtuar se do te ngrihem ne kemb por per te kryer kete operacion me kan kerkuar 92000$ gje qe per mua eshte shum e pa perballuar ju lutem te me ndihmoni qe edhe une te eci perseri dhe te bej nje jet normale si gjith te tjeret . Une kete jua deshmoj me dokumentacion te mjekut ,me letren poseduse qe me kan derguar nga spitali ne Tajland . Ju lutem me ndihmoni sado pak nje pak per ju per mua vlen shum Zoti ju ruajt dhe ju bekoftë.’’

Mënyrat e kontaktit dhe mënyrat për të kontribuar:

NERXHIVANE BERISHA

NLB BANKA

IBAN: XK051703018600950198

SFIFT CODE:  NLPRXKPR

Me Western Union, Monigram, Ria

Nerxhivane Berisha

Rruga Adem Jashari nr70 Hani Elezit

Numri i telefonit +38344505018

Ne Gjermani jeton motra e Nerxhivanit

ARDITA BLLACA

IBAN: DE70 7115 1020 0031 4421 48