JOQ Albania
Home

Nga hapësira në një fushë orizi, një meteor dyshohet të jetë ‘ulur’ në këtë shtet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/07/2019 11:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një fushë orizi në Indi është rrëzuar një shkëmb në madhësinë e një topi futbolli që deri më tani dyshohet të jetë meteor.

Shkëmbi, i cili ka rënë në fshatin Mahadeva në Bihar, peshonte rreth 13 kilogramë dhe u zbulua se kishte përmbajtje magnetike.

Imazhet e publikuara tregojnë fshatarët që qëndrojnë rreth një krateri të krijuar prej rënies në fushën e mbuluar nga uji.

Meteori është aktualisht i ekspozuar në Muzeun Bihar, por do të transferohet në Qendrën Shkencore Srikrishna, në Bihar, për analiza të më tejshme që do të konfirmojnë nëse është me të vërtetë objekt nga hapësira.

Edhe pse mund të duken si shkëmbinj normalë, meteorët  janë zakonisht më të rëndë, janë të djegur nga jashtë dhe pakëz me shkëlqim.

Burimi:CNN|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania