JOQ Albania
Home

Studimi: Ky është fati që ju pret nëse rrini shumë orë duke përdorur celularin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 26/07/2019 10:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse shpenzoni shumë orë në ditë duke qëndruar të ‘ngjitur’ pas celularit, mund të rrezikoni që të bëheni obezë.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi.

Kërkuesit zbuluan studentët që kalonin më shumë se 5 orë duke përdorur celularin kishin 43 për qind shanse që të bëheshin mbipeshë sesa ‘homologët’ e tyre që rrinin më pak orë në celular.

Kjo, sipas studiuesve, pasi studentët e varur pas smartfonit kishin dy herë më shumë shanse që të pinin pije me sheqer dhe të konsumonin ushqime të shpejta ose ëmbëlsira.

Këtu përfshihet edhe mungesa e ushtrimeve.

Studimi, nga Universiteti Simón Bolívar në Barranquilla, Kolumbi, është i fundit në një fushë kërkimi që sugjeron se përdorimi i celularit mund të çrregullojë metabolizmin tuaj gjatë natës, të shkaktojnë privimin e gjumit dhe të ndikojnë në vetëkontroll – të gjitha këto mund të shtyjnë drejt obezitetit.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania