JOQ Albania
Home

Ngrohja globale po stimulon përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26/07/2019 7:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka një debat ndërkombëtar për ngrohjen globale, e cila shihet si rrezik serioz për njerëzimin.

Temperaturat çdo vit e në rritje, sipas shkencëtarëve, po stimulojnë zhvillimin e një virusi të emërtuar “Candida auris”.

Shkencëtarët thonë se një gjë e tillë do të bëjë që ky virus të mbijetojë brenda trupit të njeriut.

Po ashtu, ky lloj infeksioni është vërjetur se është mjaft rezistent ndaj shumë barnave, duke u bërë kështu një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut, raporton “Daily Mail”.

Kërpudhat janë identifikuar vetëm në Japoni para 10 viteve, por shkencëtarët  thonë se pikërisht për shkak temperaturave të larta është duke u përhapur me shpejtësi edhe në vendet tjera.

Që nga ajo kohë kjo lloj kërpudhe është vërejtur në SHBA, Kanad, Venezuel, Indi, Spanjë, madje në Gjermani dhe Norvegji.

Studiuesit e Universitetit të Maryland, kanë thënë se ajo çka është e pazakonshme për këtë lloj kërpudhe është përhapja e saj e shpejtë në 3 kontinente.