JOQ Albania
Home

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, vogëlushi pa dorë takon futbollisten që vuan nga i njëjti problem
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/07/2019 21:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fotoja e një vogëlushi, i cili ka lindur me një deformim në dorë, po bën xhiron e rrjetit.

Joseph Tidd është një djalë i vogël i cili ka lindur me një deformim në dorën e majtë dhe në foto shfaqet duke buzëqeshur ndërsa bën një takim ‘dorë më dorë’ me një futbolliste që vuan nga i njëjti problem.

Familjarët e vogëlushit kanë hapur një llogari në Instagram me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin për deformimin me tw cilin ka lindur i vogli.

Tashmë, popullariteti i Joseph-it është rritur pas fotos që ai publikoi me mbrojtësen e Orlando Pride, Carson Pickett.

Fotoja e të dyve duke buzëqeshur është bërë tashmë virale në rrjet.

Fotoja është shkrepur në një nga ndeshjet e mbajtura muajin e shkuar ndërkohë që djali i vogël mbështeste Carson, e cila ashtu si ai, ka lindur pa një pjesë të krahut.

Fotografia e bërë nga nëna e djalit, Colleen, u postua në faqen e Joseph-it në Instagram ku 25-vjeçarja përshkruhej si një model për t’u ndjekur.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania