JOQ Albania
Home

Instagrami heq numrin e pëlqimeve, influencuesit shpërthejnë në lot
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/07/2019 19:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një modele nga Australia ka shpërthyer në lot pas përhapjes së lajmit se Instagrami do të heqë së shpejti numrin e pëlqimeve në postime.

Në përpjekje për të hequr presionin psikologjik tek përdoruesit, platforma në pronësi të Facebook ka njoftuar se do të heqë numrin e pëlqimeve.

Gjithsesi, në këtë rast, dëmi më i madh iu bëhet influencuesve të cilët kanë një numër të madh ndjekësish dhe fitojnë para me anë të reklamimit apo sponsorizimeve.

Ndërkohë modelja Mikaela Testa, e cila ka më shumë se 50,000 ndjekës në llogarinë e saj në Instagram ka filmuar veten duke qarë për shkak të heqjes së pëlqimeve.

Qëkur Instagrami i ka ndërruar planet ajo ka vënë re se angazhimi i audiencës në postimet e saj ka rënë.

Duke treguar se sa shumë kjo i dëmton influencuesit, Mikaela thotë se ajo fiton 1,000 dollarë për çdo 1,000 pëlqime që merr.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania