JOQ Albania
Home

Klientët e restorantit nuk u besojnë syve, mishi i pulës ngrihet nga pjata e lëviz
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/07/2019 18:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një copë mishi pule të pa gatuar është ngritur nga pjata dhe ka lëvizur duke tmerruar të gjithë të pranishmit që patën mundësi ta shihnin.

Në një video të shpërndarë në rrjet duket një pjatë me mish pule dhe më pas një copë fillon të lëvizë derisa rrëzohet nga tavolina.

Pamjet e çuditshme janë publikuar në Facebook nga Rie Phillips, nga Florida, dy javë më parë dhe që atëherë është parë më shumë se 4 milionë herë.

Përdoruesit që e kanë parë videon kanë dhënë disa versione për fenomenin e çuditshëm. Disa prej tyre thonë se videoja është montuar, ndërsa sipas disa të tjerëve mbaresat e nervave e kanë lejuar mishin që të lëvizë.

Videoja është filmuar në një restorant ndërsa në sfond dëgjohet një grua duke bërtitur.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania