JOQ Albania
Home

Studimi: Fëmijët kokëfortë dhe rebelë janë më të suksesshëm në jetë se ata të disiplinuarit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/07/2019 23:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fëmijët rebelë dhe kokëfortë mund të jenë një sfidë më vete për prindërit, por rezulton se kur të rriten bëhen njerëz të suksesshëm.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i cili ka analizuar rreth 3,000 fëmijë nga mosha 8 deri në 12 vjeç.

Fëmijët që morën pjesë në eksperiment janë analizuar sa i përket inteligjencës, sjelljes në shkollë, aspiratat, aktivitet që bëjnë çdo ditë në shkollë etj.

Si përfundim, rezulton se fëmijët që zakonisht e kundërshtojnë autoritetin kanë një tendencë për të vënë në pikëpyetje gjërat që ndodhin rreth tyre.

Kjo u jep atyre një avantazh në kreativitet kur vjen puna tek idetë e reja në hapjen e një biznesi të mirë.

Pra, ata fëmijë që ishin kokëfortë, të pabindur dhe ndonjë herë agresivë kur u rritën rezultuan të ishin të suksesshëm.

Kur u rritën, fëmijët rebelë kishin zënë pozicione të rëndësishme në punë, duke fituar më shumë para se ata që ishin të bindur dhe disiplinuar gjatë fëmijërisë.

Burimi:Bright Side|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania