JOQ Albania
Home

Eksperti: Kështu do të dukeshin yjet e Hollivudit nëse nuk do të kishin bërë ndërhyrje plastike
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/07/2019 20:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që Jennifer Lopez mbushi plot 50-vjeç ditën e sotme, një kirurg plastik ka treguar se këngëtarja dhe aktorja ka tiparet e një femre pothuajse dy dekada më të re.

Kirurgu anglez Julian De Silva ka analizuar fotot e yllit të Hollivudit duke nisur që nga viti 1999 deri në ditët e sotme me anë të një softueri, dhe sipas tij, mosha e fytyrës së saj është 32-vjeç.

Më pas ai përdori një program të quajtur ‘Future Face’ për të treguar se si do të dukej në të vërtetë këngëtarja nëse nuk do të kishte bërë ndërhyrje plastike.

Me efektin e këtij programi Lopez duket si shumica e grave të tjera në moshën 50-vjeçare.

Për të bërë transformimin, programi i përdorur nga De Silva analizoi disa pika kyçe si, pjesa rreth syve të J.Lo, qerpikët, mollëzat dhe tipare të tjera të fytyrës.

Kirurgu shtoi gjithashtu se në vitin 1999, Jennifer dukej sikur të ishte 26-vjeç, 4 vite më e re seç ishte në atë kohë.

Me anë të programit të tij, kirurgu ka treguar edhe disa foto të tjera që tregojnë aktore të tjera të cilat ngjajnë më të reja falë ndërhyrjeve plastike.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania