JOQ Albania
Home

Fitorja e Boris Johnson në Angli, vajza e presidentit Trump bën gafën e madhe me urimin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/07/2019 20:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme Boris Johnson fitoi garën për t’u bërë kryetari i Konservatorëe si dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

Menjëherë pas shpalljes së fitores nuk kanë munguar edhe urimet nga lidera të tjerë botërorë.

Mes tyre ishte edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe vajza e tij Ivanka Trump.

Por, ai që bëri më shumë ‘bujë’ ishte urimi i kësaj të fundit, e cila mesa duket ashtu si babai i saj ka probleme me drejtshkrimin.

Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, Ivanka shkruante:

Urime Boris Johnson për zgjedhjen si kryeministri i radhës i United Kingston.”

Pra në vend që ta shkruante ‘United Kingdom’, pra Mbretëria e Bashkuar, vajza e presidentit Trump shkruante ‘United Kingston’.

Menjëherë pas kësaj gafe, Ivanka e fshiu postimin nga mediat e saj sociale dhe e ripostoi të korrigjuar.

Burimi:Yahoo News|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania