JOQ Albania
Home

Ky është fruti që bën ‘mrekullira’ nëse doni flokë të gjatë e të shëndetshëm
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/07/2019 23:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse doni që të keni flokë të gjatë dhe të shëndetshëm mund t’u vijë në ndihmë një frut i sezonit.

Përveç se është shumë i shijshëm dhe të freskon në këto ditë të nxehta ky frut ka dhe një veti tjetër që nuk duhet ta humbisni.

Bëhet fjalë për pjeprin i cili mund t’ju ndihmojë në zgjatjen e shpejtë të flokëve për shkak se është i pasur me vitaminë B, si dhe acidi folik dhe inositol.

Gjithë sekreti i zgjatjes së flokëve qëndron tek mënyra se si ne kujdesemi për rrënjët apo edhe me llojin e ushqimit që konsumojmë.

Pjepri është burim i mirë i betakarrotenit që konvertohet në vitaminë A brenda trupit. Vitamina A është jetike për flokët e shëndetshëm dhe rritjen normale të flokëve.

Pra, sa më shumë pjepër këtë verë, jo vetëm që do mbani trupin të hidratuar por edhe jeni duke i bërë një ‘nder’ edhe flokëve.